Aksesore

Për të përmbushur dëshirat dhe nevojat e klienteve tanë për një automjet të personalizuar si nga ana estetike ashtu dhe funksionale, Artinel ofron përkrah shitjes së automjeteve të standarteve më të larta edhe aksesorë të cilesisë së lartë për ta dhe për gati çdo lloj automjeti tjetër, si fuoristradë ashtu dhe autoveturë. Aksesorët për automjete që ofrohen nga Artinel janë originalë, të çertifikuar dhe të garantuar nga prodhuesit e makinave ose nga prodhues të njohur, me tradite në këtë fushë dhe me preardhje nga vendet me te zhvilluara të Europës dhe Azise të cilët janë të specializuar dhe profilizuar në prodhimin e aksesorëve të cilesisë së larte për automjetet më luksoze.

Disa nga linjat e aksesoreve të cilat ofrohen nga Artinel për personalizim automjeti janë :

Aksesorë të jashtëm si shkallë anësore për ngjitje dhe njëkohësisht mbrojtje anësore të automjetit tuaj, mbrojtje ballore dhe e pasme nëpërmjet aksesorëve origjinalë ose atyre prej tubi inoks të shkëlqyer . Disqe alumini të dimensioneve të ndryshme dhe gomat për to, mbulesa pasqyrash me sinjale anësore, body kits e nje sëre aksesoresh të tjerë për personalizim estetik të jashtëm për ta kthyer gati çdo lloj automjeti në nje objekt unik në rrugë ose jashtë saj.

Aksesorë të brendshëm si sisteme të inkorporuara audio, video dhe navigatorë për gati çdo lloj automjeti, paketa të ndryshme produktesh për personalizimin estetik, funksional dhe të komfortit të interierit, si detaje te kromuara, funksione të ndryshme, ngrohje qendrore etj.

Aksesorë funksionale si goma dhe bateri të vecanta, susta për ngritjen ose uljen e automjetit nga toka, rritjen e përformancës së tij në rruge ose jashtë saj, shtimin e fuqisë dhe reduktimin e konsumit të karburantit si dhe rritjen e komfortit të tij, etj. Aksesorë për automjete pune si modifikim i përgjithshëm i automjetit për punë në kushte të vështira fuoristradale dhe natyrore, karroceri vetshkarkuese për kamioncina dhe fuoristrada pickup, instalim depozitash për lëndë të ndryshme dhe vinça e krahësh të ndryshëm për ngarkim/ shkarkim peshash në karroceri e automjetit, ndihmë për tërheqje ose profile të vecanta pune si vinca të montuar në shasi, ganxha të ndryshme tërheqje, paisje për pastrim rrugësh nga bora etj.

Aksesorë sigurie të automjetit.

Për mbrojtjen më efikase të automjetit tuaj ndaj vjedhjes, Artinel ofron produkte nga një nga firmat më të njohura dhe të sukseshme në këtë fushë: Mul-T-Lock. Mul-T-Lock ofron një gamë të gjerë produktesh për sigurinë e automjetit tuaj që nga bllokimi mekanik i pjesëve më të sulmuara të automjetit si leva e marshit, kofano, etj gjë që e bën te pamundur vjedhjen e automjetit në kohë te shkurtër dhe pa u vënë re, deri tek aksesore të veçantë për rritjen e sigurisë së automjetit tuaj si brava të sigurisë se lartë, etj.

Përveç ofrimit të produkteve të Mul-T-Lock, servisi ynë ka njohuri dhe experience të gjatë në montimin e tyre në automjetin tuaj. Aksesorë të vecantë për modifikim automjeti për persona me aftësi lëvizje të kufizuar si dhe autoshkolla.

Të gjithë aksesorët e përmendur më sipër janë të cilësisë së lartë, montohen nga një personel I specializuar dhe me pervojë në këtë fushë si dhe gëzojnë garanci si mbi pjesët e montuara ashtu dhe për shërbimin e montimit.

Bazuar mbi nje experiencë shumëvjecare, stafi ynë është në gjendje jo vetem tju shërbejë në gjetjen dhe montimin e pjesëve dhe funksioneve të dëshiruara por mbi të gjitha tju rekomandoje dhe sugjerojë produktin e duhur, duke ju kursyer kohë dhe shpenzime në zgjedhjen më të përshtatshme për ju në kohën më të shkurtër dhe me koston më të ulët

automjete me qera

Abonohuni per te mare i pari ofertat tona nepermjet email newsletter.

Reth Artinel

27 Shkurt 2013
30 Korrik 2012
09 Korrik 2012
09 Korrik 2012
09 Korrik 2012

Sherbime

06 Tetor 2012
06 Tetor 2012
29 Korrik 2012
29 Korrik 2012

Njoftime

Kontakt & Social

Adresa: Vore
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel:  +355 4 7800551
Cel:  +355 6820 20187